Zgjedhjet e 25 prillit, raporti i Kriik: Ku çaluan të gjitha palët?

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 15:31 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, raporti i Kriik: Ku çaluan të gjitha

Organizata për reforma, integrim dhe institucione të konsoliduara prezantoi raportin e dytë përmbledhës për vëzhgimin e procesit zgjedhor gjatë fushatës elektorale. Sipas gjetjeve të gjitha palët çaluan gjatë fushatës zgjedhore, përfshirë Presidentin e Republikës.

“Retorika e ashpër gjuha denigruese dhe akuzat e kundërakuzat për blerjen e votës karakterizuan fushatën e parakohshme. Anashkaloi vëmendjen nga planet dhe programet konkrete të partive të cilat ishin të munguara. Në një retorikë të ashpër në fushatë u përfshi edhe presidenti i vendit i cili u angazhua haptazi në fushatë kundër mazhorancës aktuale duke u pozicionuar si konkurrent elektoral dhe jo si figurë mbi palët . Ngritja e strukturës për mbrojtjen e votës nga PD konsiderohet fenomen shqetësues dhe një formë parashtetërore dhe aspak e shëndetshme për funksionimin e shtetit ligjor. Në takime është vërejtur edhe prania e përfaqësuesve të administratës gjatë orarit zyrtar të punës edhe si folës dhe drejtues që përbën shkelje të ligjit të nëpunësit civil”.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos