Meta paralajmëron gjyqtarët dhe prokurorët: Mos e detyroni Popullin t'ju arrestojë në flagrancë

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 19:43 | Politikë
Meta paralajmëron gjyqtarët dhe prokurorët: Mos e detyroni

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook, paralajmëroi ata që i quajti kriminelët e veshur me uniformë, që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.

“Kriminelët janë kudo të rrezikshëm. Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë. Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës. Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t'ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar. Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin. Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë”, shkroi Meta.

https://a2news.com/video/president-edhe-pas-25-prillit-meta-ngjarjet-e-fundit-skenar-per-tjetersimin-e-vullnetit-te-qytetareve/

Më herët, në një konferencë për shtyp, Meta tha: “Duket qartë se SPAK dhe Prokuroria e Elbasanit kanë bërë çmos që personat e kallëzuar nga PD për krime zgjedhore, të mos hetoheshin para zgjedhjeve, duke iu krijuar terrenin për të vjedhur zgjedhjet. Për shkak të këtyre veprimeve kriminale ndodhi edhe konflikti i armatosur. Nëse Prokuroria do të kishte vepruar, këta 40 persona do të ishin në burg, por nuk do të kishim asnjë viktimë apo të plagosur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos