Kuçovë, rreth 1000 votues do të hedhin votën… në një banesë private

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 20:18 | Politikë

Në lagjen Magjatë të qytetit të Kuçovës, rreth 970 votues do të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes në një banesë private.

Në katin e parë, në pronësi të dhëndrit të shtetasit P.Sh., që shërben si lokal, janë depozituar materialet e votimit dhe po ruhen nga efektivë të policisë.

72-vjeçari thotë për A2 se në pronën private të dhëndrit të tij janë kryer votime disa herë. Kjo për shkak se kopshti i lagjes Magjatë nuk është plotësisht funksional për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Bashkia e Kuçovës, nëpërmjet një kontrate, ka marrë në dorëzim katin e parë deri në përfundim të zgjedhjeve. I moshuari thotë se e ka hapur gjithmonë derën për t'u dhënë të drejtën e votës qindra banorëve të zonës.

Një e drejtë që u është mohuar nga pushteti vendor, që nuk është kujdesur për restaurimin e objekteve publike arsimore. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos