Devoll, 12 komisionerë të LSI-së braktisin detyrën. Kalojnë te Partia Socialiste

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 16:04 | Politikë
Devoll, 12 komisionerë të LSI-së braktisin detyrën.

Burime pranë KZAZ-së në Devoll bëjnë me dije për A2 se 12 komisionerë të LSI-së kanë braktisur detyrën pak orë para procesit zgjedhor.

Të njëjtat burime thonë se komisionerët kanë paraqitur kërkesa me shkrim, ku thonin se për arsye familjare nuk mund të vijonin të ishin konisionerë në procesin zgjedhor.

Nga ana tjetër, pohohet se vijon puna për zëvendësimin e tyre, gjë e cila nuk është aspak e thjeshtë në këtë situatë sidomos kur bëhet fjalë për parti opozitare apo komisionerë që duhen trajnuar brenda pak orësh.

Burime pranë Partisë Socialiste pretendojnë se kanë kaluar në këtë parti, por jo si komisionerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos