Denoncimi i PD: Shqiptarët shpenzuan 30 mln euro ilaçe e mjekime, u rimbursua vetëm 1%

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 19:59 | Politikë
Denoncimi i PD: Shqiptarët shpenzuan 30 mln euro ilaçe e mjekime, u

“Shqiptarët kanë shpenzuar 30 milionë euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë, ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve veç 231 mijë euro”. Denoncimi vjen nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, sipas së cilës as 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Në një postim në Facebook, deputetja demokrate akuzon qeverinë se nuk u shërben qytetarëve por i ka braktisur ata.

“Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!  Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë mënyra se si qeveriset vendi ynë”, shkruan Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos