Skenarët e krizës në Shkup, Çejku: Zaev u nxitua me aktin e dorëheqjes, faktori shqiptar bëri surprizën

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 21:05 | Ballkani
Skenarët e krizës në Shkup, Çejku: Zaev u nxitua me aktin

I ftuar në emisionin “Debat”, ish-ambasadori Arben Çejku e konsideroi si shumë të nxituar lëvizjen e kryeministrit Zoran Zaev për të dhënë dorëheqjen nga detyra pas humbjes së zgjedhjeve.

Çejku e vlerësoi si surprizë lëvizjen e shqiptarëve të “Besës” dhe shtoi se tashmë është koha që shqiptarët të kenë një kryeministër në Republikën e Maqedonisë së Veriut, qoftë dhe për 90 ditë.

“Kriza u hap me deklaratën e parakohshme të Zaev. Rezultati i zgjedhjeve dhe pakënaqësitë e partnerëve në koalicion, mund të zgjidheshin rrugës. Kriza nuk po vjen nga bilancet zgjedhore, por nga dorëheqja e nxituar e Zaev. Mocionin e mosbesimit ai e ka për të ruajtur fytyrën e tij. Zaev doli përtej kapacitetit të tij, nuk i ka lexuar si duhet bilancet e mazhorancës dhe opozitës. Kriza është e thellë pasi dy palët kanë të njëjtën fuqi. Faktori ka bërë surprizën siç është Lëvizja “Besa”. Unë do doja një kryeministër shqiptar që ta çonte RMV në zgjedhje. A është gati Zaev për një kryeministër shqiptar? Unë mendoj që jo”, tha Çejku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos