
Qeveria në Maqedoninë e Veriut shpalli të martën krizën energjetike në vend ashtu si Shqipëria, e cila do të zgjasë 30 ditë.
Njësoj si qeveria shqiptare edhe qeveria në Maqedoninë e Veriut do të ndihmojë kompanitë energjetike për të përballuar këtë situatë që është krijuar në tregjet globale dhe që po prek dhe rajonin tonë.
Sipas Radio Europa e Lirë, vendimi i qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nga janari çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet për rreth 8-9 për qind.
“Qeveria aktualisht është e fokusuar në përballjen me sukses të sfidave të paraqitura nga kriza globale energjetike. Gjendja e krizës energjetike sillet për të përmirësuar funksionimin e kompanive energjetike, për të rritur likuiditetin e tyre dhe për të mos miratuar asnjëherë masa kufizuese që do të ndikonin negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (A2 Televizion)