Deputetët pro dhe kundër, Berisha nuk e njeh Alibeajn si kreun e grupit parlamentar të PD

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 11:48 | Politikë
Deputetët pro dhe kundër, Berisha nuk e njeh Alibeajn si kreun e

“Me një marzh tolerance të padiskutueshëm pas vendimit të tij për të paditur PD-në për llogari të qeverisë në gjykatë mund t’ju them se ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar”, deklaroi Berisha.

Padia që bëri në gjykatë për statutin e 11 dhjetorit ishte vija e kuqe që Sali Berisha të mos e njohë më si drejtues të grupit parlamentar.

“Nuk është fjala për mendim, është fjala për veprim, veprimi është i gabuar, veprimi është padia. Padia nuk ka asnjë bazë. Padia do të thotë të mos pranosh një proces që nuk e kundërshton asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër, pasi e konsideron veten kryetar, në një kohë nuk ka asnjë funksion”.

Por për Enkelejd Alibeajn një deklaratë e tillë tregon mungesën e vullnetin që Berisha ka për të zgjidhur ngërçin në PD.

“Këtë historinë e mosnjohjes do të doja të mos e thoshte goja e Berishës nëse ka besim në atë bashkim apo jo, qoftë dhe sepse nuk është anëtar i PD-së. Ka ardhur dhe vjen në mënyrë jo zyrtare”.

Kërkesa e Sali Berishës për dorëheqjen e Alibeajt si kreu i grupit u mbështet nga Tomorr Alizoti, por u kundërshtua ashpër nga Gazmend Bardhi.

“Basha ka dhënë dorëheqjen, por jo mendësia e tij. Kryetari i Grupit, pas zgjedhjeve të 6 marsit, duhet të zgjidhet nga grupi parlamentar si vetmi institucion legjitim”, tha Alizoti.

“Ka pasur sot një shantazh kërcënim dhe sulm të parapërgatitur nga Berisha dhe një pjesë e kolegëve ndaj tij, vetëm pse mendon ndryshe nga Berisha”, u shpreh Bardhi.

Pas më shumë se 7 orësh diskutime me dyer të mbyllura, Alibeaj nënvizoi se deputetët kishin rënë dakord që zgjidhjet e tyre t’i paraqesin në një mbledhje që pritet të mbahet sot.

“E para çfarë është bërë deri tani është e njëanshme, dhe e padobishme për PD-në. Dhe e dyta; një proces i përbashkët i certifikuar me garanci zgjedhjesh që fillojnë nga baza. E lamë që nesër”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos