Deputetja gjermane: Shqipëria të mos nisë negociatat para RMV

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 16:41 | Politikë
Deputetja gjermane: Shqipëria të mos nisë negociatat para RMV

Deputetja liberale gjermane, Renata Alt, e cila është edhe raportuese për Europën Qendrore dhe Lindore u kërkon ministrave të jashtëm të mos nisin negociatat me Shqipërinë para Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për Deutsche Welle të hënën, Alt thekson se Maqedonia e Veriut ka qenë një nxënëse shembullore dhe se nuk duhet ndëshkuar për shkak të Bullgarisë.

Sipas saj, ministrat e jashtëm duhet të përdorin takimin për Ballkanin Perëndimor për të rritur presionin ndaj Sofjes. Opinionin e shprehur nga komisioneri i BE, Olivér Várhelyi, që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut ne nisjen e negociatave, Alt e konsideron si totalisht të pakuptueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos