Derbi i kryeqytetit pa fitues, koreografitë protagoniste

Nga A2 CNN
1 Mars 2019, 20:28 | Futboll

Mbyllet pa gola derbi i kryeqytetit. Ndeshja midis Tiranës dhe Partizanit mbaron 0-0, në një përballje ku rastet nuk kanë munguar, në veçanti ne pjesën e pare, ku loja u dominua përgjithësisht nga djemtë e Ardi Memës.  

Tirana provon disa herë me sulmuesin anglez Micheal N’Goo dhe mesfushorin Kobina, por portieri Alban Hoxha gjithmonë në lartësinë e duhur.

Pjesa e dytë shënon një rikthim gradual të Partizanit, që rrezikon disa herë, në veçanti me mesfushorin Bruno Telushi që godet shtyllën në minutën e ’80.

Arbitri Jorgji ndërpreu ndeshjen  rreth 4 minuta në minutën e ‘60 për të pritur shpërndarjen e tymnajës së flakadanëve të tifozerisë së Tiranës.

Me rezultatin e sotëm, Partizani mbetet në vendin e parë duke arritur kuotën e 50 pikëve, ndërsa Tirana humb mundësinë e një ngjitje drejt Evropës, duke mbetur në vendin e shtatë me 29 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos