Derbi i shqiptarëve, Sadiku dhe Uzuni ndahen në paqe

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 12:02 | Futboll
Derbi i shqiptarëve, Sadiku dhe Uzuni ndahen në paqe

Një derbi shqiptarësh në Spanjë, por në fund pa një fitues. Takimi mes Kartagjenës dhe Granadës në La Liga 2 vendosi përballë dy bomberat e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe Myrto Uzunin.

Dy futbollistët e nisën ndeshjen si titullarë me skuadrat e tyre, por në fund asnjë nuk mundi të lë gjurmë dhe ta fitojë atë, pavarësisht rasteve të shumta, veçanërisht nga Uzuni, dueli u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pas këtij barazimi, dy skuadrat janë në kuotën e 21 pikëve, 5 larg kryesuesve të Las Palmas (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos