
Duke folur për situatën e marrëveshjes Prishtinë-Beograd, që duket afër zhvillimeve domethënëse, Analisti Ben Andoni i ftuar në “Ditar” përmendi një pikë strategjike, që shpesh herë nuk merr vëmendjen e duhur nga mediat, liqeni i Ujmanit dhe minierat e Trepçës, një nga më të rëndësishme të Europës.
“Dy vendet kanë gjetur gjuhën teknike për të jetuar me realitetin e Ujmanit. Ujmani furnizon edhe zbutësat e termave, merret edhe me ujin e pijshëm dhe ka edhe atribute të tjera. Serbia këmbëngul sepse ka marrë borxhet e Jugosllavisë, duke përfshirë edhe ato të Ujmanit, diçka e kaluar tashmë me komisionet reciproke”, thotë Andoni.
Ndërkohë, situata e Trepçës duket shumë më e koklavitur. “Për Trepçën keni të drejtë, sepse i kanë lënë një status fare të ndërmjetëm dhe besoj se në të ardhmen do të bëhet subjekt i shumë ndër-futjeve ndërkombëtare ku unë besoj se Kosova dhe Serbia do të mbeten me gishtin në gojë”. (A2 Televizion)