
Deri në orën 13:00 kanë votuar 23,20 %, ose e thënë ndryshe 44.0370 qytetarë.
Shifrat zyrtare i sjell Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në total kanë raportuar 2639 nga 5213 qendra votimi.
Krahasuar me zgjedhjet e 25 prillit 2021, pjesëmarrja aso kohe ka qenë më e lartë. Më konkretisht, në 2021 në këtë orë kanë marrë pjesë 31.52% e votuesve. (A2 Televizion)