Sulmet kibenertike ndaj bankave, Rama mbledh gurvernatorin Sejko dhe drejtuesin e SHISH

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 13:52 | Aktualitet
Sulmet kibenertike ndaj bankave, Rama mbledh gurvernatorin Sejko dhe drejtuesin

Përballja me sulmet kibernetike dhe siguria e sistemeve bankare kanë çuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe drejtuesin e komanduar të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Oljan Kanushi.

Për më shumë se 60 minuta, dy zyrtarët e lartë informuan shefin e qeverisë për situatën në të cilën ndodhen institucionet shqiptare dhe ato private bankare prej 6 muajsh, për shkak të ndërhyrjes në sistemet elektronike nga “hacker”-at iranianë.

Në Kryeministri sapo kishte mbaruar mbledhja e qeverisë dhe ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi, njëherësh anëtar i Komitetit për Mbrojtjen Kibernetike, u pyet nga gazetarët nëse paratë e qytetarëve janë të sigurta në sistemet digjitale të bankave të nivelit të dytë?

“Nuk ekziston siguria 100% në asnjë institucion, qoftë publik apo privat”, tha Peleshi.

Qeveria shqiptare u bën thirrje edhe aktorëve privatë që të investohen më shumë tek sistemet e tyre që të mos jenë lehtë të aksesuseshme nga sulmet.

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se disa banka të nivelit të dytë janë sulmuar nga “hacker”-at iranianë. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare, një prej bankave private e ka pranuar publikisht sulmin, duke pohuar se të dhënat e klientëve nuk ishin prekur.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/27/ministri-i-mbrojtjes-flet-per-sulmet-ndaj-sistemeve-bankare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos