“Deri në fund të vitit, 50% e popullsisë mund të krijojë imunitet nga Covid-19”

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 11:49 | Aktualitet
“Deri në fund të vitit, 50% e popullsisë mund të

“Ne duhet të bashkëjetojmë me virusin. Gjatë verës ne duhet të bëjmë aktivitet normal, por duhet të ruajmë ato kushtet e distancimit ekonomik. Deri në fund të këtij viti, edhe në Shqipëri, gati 50% e popullsisë mund të krijojnë imunitet nga virusi”, kështu u shpreh në Dita Jonë imunologu Genc Sulçebe, ku foli për koronavirusin dhe veçanërisht përhapjen e tij në Shqipëri dhe në shtetet e Ballkanit.

“Kam bërë një shkrim në fillim të marsit dhe kam bërë një parashikim të ngjashëm me këtë që po ndodh. Ky është një virus, dhe sistemi imunitar i njeriut mund ta përballojë. Shkenca e parashikon që edhe kur virusi është i ri, sistemi imunitar duhet të reagonte në mënyrë të përshtatshme. Për popullatën shqiptare u vërtetua se kushtet këtu përballojnë edhe këtë virus në kushte optimale.

Skenari italian ishte i frikshëm, por ka lidhje me gjeografinë e Lombardisë. Edhe në Italinë e Jugut situata është ndryshe, madje edhe në Veneto ecuria ka qenë pozitive. Në rastin tonë, masat u morën në kohën e duhur, duke penguar shpërndarjen e shpejtë të të sëmurëve. Virusi po qarkullon, por popullata po edukohet me të”.

Vendet e Ballkanit më pak të prekura

“Këtu jemi në rrafshin e hipotezave. Faktet janë se masat u morën, por njëkohësisht duhet të themi se përhapja e virusit, në vendet e Ballkanit Jugor, vdekshmëria është në nivele të ngjashme. Sa i përket karakteristikave imune gjenetike, kjo dihet se popullatat janë të ngjashme dhe ka mundësi që këto karakteristika të kenë kontribuuar. Por duhet të kemi parasysh që mosha mesatare nuk është aq e lartë. Padyshim edhe karakteristikat me temperatura të larta dhe me më shumë diell ndikojnë te virusi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos