Dervishi: Shumë e vështirë që partitë e reja të sigurojnë përfaqësim parlamentar

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 22:48 | Politikë
Dervishi: Shumë e vështirë që partitë e reja të

Analisti Lutfi Dervishi u shpreh në “Absolut 4” se do të jetë “shumë e vështirë që partitë e reja të sigurojnë përfaqësim parlamentar”.

“Ka shumë parti të reja. Nëse nuk arritën dot të bashkohen me njëra-tjetrën për të rrëzuar partitë e vjetra, si do t’ia arrijnë të vetme? Janë njerëz që kërkojnë të konfirmohen në politikë përmes vullnetit të votuesve. A është i përgatitur votuesi për ndryshim dhe për të shpërndarë votën? Unë nuk i shoh këto parti të reja me ide të fuqishme që të trondisë elektoratin”, theksoi Dervishi.

Ndërsa Edlira Gjoni nënvizoi se, “për shkak të sistemit, zonja Topalli do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë që të nxjerrë një deputet”.

“Lista nordike, që thotë zonja Topalli, vjen pak me vonesë për votuesin shqiptar dhe duhet të kishte ardhur kur ajo ishte në PD. Në kushte të tjera dhe para disa vitesh, kjo listë nordike do të kishte sjellë ndryshim nordik në PD. Jashtë saj, nuk besoj se bën ndryshim”, deklaroi Gjoni.

Ndërsa Gjergji Vurmo theksoi se “zonja Topalli nuk ka kauzë dhe as program elektoral”: “Lëvizjet e saj janë bast personal më shumë sesa një lëvizje politike, që synon të ndërtojë vit pas viti”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos