
Janë mësuar detaje të tjera nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pak pas mesditës së të hënës në lagjen numër 1 të qytetit të Durrës.
Është bërë e ditur se personi që ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë është Ardit Kërtusha, i cili më herët ka qenë kryetar i FRESSH-it në këtë qytet. Po ashtu, ai ka kandiduar edhe për kryetar të Partisë Socialiste në Durrës.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Kërtusha ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)