
1 milion e 75 mijë euro të falsifikuara u sekuestruan nga policia gjatë operacionit të koduar Lastra.
Seksioni kundër krimit ekonomik në policinë e Tiranës në bashkëpunim dhe me policinë e Rinasit ndaluan një 53-vjeçar nga Kameruni, ndërsa brenda valixhes së tij policia gjeti shumën e parave, e cila dyshohej se do futej në vendin tonë.
Burime pranë policisë thanë se 53-vjeçari mbërriti në aeroportin e Rinasit transit nga Turqia. Veç prerjes së eurove të falsifikuara, policia i sekuestroi Josoue nga Kameruni, i cili disponon dhe leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe lastra, një lloj letre specifike, e cila do të shërbente për prodhimin e eurove të falsifikuara.
Nga veprimet hetimore të policisë, dyshohet se 53-vjeçari ka dhe bashkëpunëtorë të tjerë në vendin tonë, të cilët do ta ndihmonin të hidhnin në qarkullim kartëmonedhat e falsifikuara. Për këtë policia po punon dhe për identifikimin e personave të tjerë. (A2 Televizion)