
Agjentët e policisë së Shtetit në bashkëpunim me drejtorinë e antimafias në Prokurorinë e Breshia kanë shkatërruar një bandë italo-shqiptare, e cila shpërndante lëndë narkotike në disa qytete.
Në fund të hetimeve, u dha masa e sigurisë "arrest me burg" për 15 nga të arrestuarit, ndërsa për 5 të tjerë, hetimet do të vijojnë nën masën arrest shtëpie.
Hetimet për këtë grup kriminal, kanë nisur në vitin 2019 nga seksioni i Antidrogës në Milano, pas zbulimit të një rrjeti që shpërndante lëndë narkotike në disa sheshe të këtij qyteti.
Në ndjekje të personave të përfshirë, policia gjurmoi disa shqiptarë, që banonin në disa komuna të zonës së ulët të Bergamos, të cilët mendohet se drejtonin grupin kriminal që raportohet të ketë qenë i dhunshëm, pasi gjatë operacioneve të tij përdorte dhe armë zjarri. (A2 Televizion)