“Raport SHBA-së për përfshirjen e muxhahedinëve në trafik droge dhe klandestinësh”, Policia e Shtetit: Lajm i rremë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 15:52 | Kronikë
“Raport SHBA-së për përfshirjen e muxhahedinëve

Policia e Shtetit e ka quajtur lajm të rremë publikimin e një artikulli në disa media mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës.

“Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të drogës. Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit”, thuhet në reagimin e Policisë.

“Duke vlerësuar rolin e medias në informimin e publikut dhe rritjen e transparencës, kërkojmë që në interes të mirinformimit dhe për të shmangur lajme që çojnë në dezinformim, të kontaktohet zyrtarisht Policia e Shtetit, para publikimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos