Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e Elbasanit, ngrihet akuza për Paplekajn

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 12:45 | Kronikë
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e Elbasanit, ngrihet akuza

Pjesa më e madhe e efektivëve që kanë qenë në vendngjarje pasditen e së mërkurës në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, kanë dhënë deklarimet e tyre.

Nga informacionet e siguruara nga gazetari Julian Kasapi, deri në këto momente, shumica prej tyre kanë thënë se pala që mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani nuk kanë pasur armë. I vetmi efektiv i cili ka pranuar se kanë pasur armë është personi i arrestuar Arbër Paplekaj.

Mesditën e sotme, në drejtorinë e Policisë së Ebasanit mbërriti edhe avokati i Paplekajt. Ndërkohë, në policinë e Elbasanit mbërriti edhe një Pavlo Vuksanaj, i cili mbeti i plagosur një ditë më parë. Ai do të japi deklarimin e tij në polici në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se Arbër Paplekaj akuzohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa ndaj Kelemend Xhaferrit, i cili është shpallur në kërkim akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos