Detaje të reja për sherrin e Maguire në Mikonos, mediat britanike: U përlesh me gangsterë shqiptarë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 22:42 | Bota

Mediat britanike kanë publikuar detaje të reja në lidhje me sherrin e madh ku u përfshi futbollisti i Manchester United në ishullin turistik të Mikonos në Greqi.

Më herët u raportua se ylli i United u fut në përleshje pasi disa persona kishin plagosur në dorë motrën e tij ndërsa ajo ishte duke festuar në një lokal me miqtë dhe familjarët e saj në ishull. Gjithashtu në ngjarje u godit dhe një oficer policie i cili ndërhyri për të shuar konfliktin.

Tashmë mediat britanike shkruajnë se 20-vjeçarja Daisy Maguire është sulmuar nga disa shqiptarë me sjellje prej të fortësh dhe kjo ka sjellë dhe reagimin e familjarëve të saj.

Daisy tregon se ka qenë duke kërcyer kur një grup shqiptarësh i është afruar dhe njëri prej tyre, pasi ajo e refuzoi, e çau me një mjet të mprehtë në krah.

Në këto moment shpërtheu dhe përleshja ku u përfshi dhe mbrojtësi i Manchester United. Detajet e kësaj ngjarje janë ende të mjegullta dhe pritet të sqarohen në seancën gjyqësore që do të zhvillohet në Greqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos