Sulme me bomba në Filipine, 14 viktima

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 21:45 | Bota
Sulme me bomba në Filipine, 14 viktima

Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar në një qytet jugor të Filipineve, të cilat iu morën jetën 14 personave dhe plagosën mbi 75 të tjerë.

Shpërthimet ndodhën një orë larg njëri-tjetrit në qytetin e Jolos, në provincën Sulu. Autoritetet dyshojnë se ato janë organizuar nga militantët islamikë të lidhur me grupin Abu Sayyaf.

Një zëdhënës i presidentit Duterte i cilësoi ato si sulme terroriste dhe u shpreh se ishin më të rëndat që ishin regjistruar në vend gjatë këtij viti.

Deri në këto momente asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet me bombë, por jugu i Filipineve ka qenë prej vitesh një bazë e militantëve islamikë, të cilët kanë sjellë dhunë të vazhdueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos