5 sërfistë u mbytën në brigjet e Holandës ndërsa ishin duke ushtruar sportin e tyre të preferuar për shkak të detit me dallgë të fuqishme dhe erës së fortë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së hënës në Detin e Veriut, pranë qytetit Scheveningen. 9 sërfistët u gjetën të papërgatitur nga përkeqësimi i menjëhershëm i kushteve të motit. Dje në mbrëmje u gjetën trupat e pajetë të 2 prej tyre ndërsa kërkimet vijuan gjatë ditës së martë ku u gjetën dhe 3 trupa të tjerë.
Me të zbardhur e marta, ekipet e kërkimit u kthyen në vendngjarje, të ndihmuar dhe nga helikopterë, por misioni ishte tepër i vështirë pasi bregu ishte mbuluar nga një shkumë e trashë që pengonte shikueshmërinë. (A2 Televizion)