Devijimi i Lanës do prishë banesa e biznese, preken 240 familje

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2018, 12:02 | Aktualitet

Pak më thelle në “Unazën e Re”, disa metra më tutje bizneseve dhe banesave buzë trotuarit që do të shemben nga projekti i zgjerimit të këtij segmenti, 240 familje presin të njëjtin fat si ato në zonën e “Astirit”.

Disa me kryq, e disa jo, por të gjithëve u është njoftuar informalisht se shtëpitë e tyre do të prishen.

Bëhet fjalë për një tjetër projekt, atë të zgjerimit dhe devijimi të shtratit të lumit Lana. Të cilin banorët thonë se e kanë siguruar po informalisht. Buzë lumit do të ndërtohen në një moment të dytë pallate me leje, thonë ata.

Haxhire Kasapi thotë se është vendosur në atë zonë me lejen e bashkisë në 89-n kur erdhi nga Lushnja. Më pas, edhe pse tentoi ta legalizojë nëpërmjet ALUIZNI-t, tapinë nuk e morën kurrë.

Po thuajse të gjithë banorët e vendosur buzë Lumit Lana në “Unazë të Re” kanë të njëjtën histori, tokën ia kanë blerë dikujt me para në dorë pa marrë pas asnjë dokumentacion. “Na shkoi jeta duke bërë letra e sërish jemi në rrezik”, thotë Hisnie Marku.

Familja Marku ,e prekur nga devijimi i Lanës, nuk ka asnjë datë se kur shtëpia 84 metra katrorë e ndërtuar me të ardhurat e fëmijëve në emigracion do të shembet. Por ndryshe nga ajo që politikanët i quajtën në Parlament, ata nuk ndjehen oligarkë e zaptues, por fatkeqe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos