Devoll, makina përplas për vdekje këmbësorin

Nga A2 CNN
23 Prill 2022, 21:02 | Kronikë
Devoll, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Kapshticë-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Progër, në afërsi të urës së këtij fshati.

Burime të policisë lokale bëjnë me dije për A2 CNN se shtetasi me iniciale A.K., drejtues i një mjeti tip Opel me targa greke, ka qenë duke udhëtuar nga Kapshtica në drejtim të Korçës, kur tek kryqëzimi i fshatit Progër ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar, banues në fshatin Vranisht të Devollit.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se 50-vjeçari ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës kur është përplasur nga mjeti.

Paraprakisht, policia tha se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin e aksidentit, pranë një kryqëzimi pa ndriçim dhe me kufizim shpejtësie.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në Komisariatin e Devollit, aty ku po pyetet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos