Dhimbje koke për Sylvinho, dëmtohet një tjetër mbrojtës, kush e zëvendëson

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 22:18 | Futboll
Dhimbje koke për Sylvinho, dëmtohet një tjetër

Një lajm i keq vjen nga kampi i grumbullimit të Kombëtares Shqiptare në pragun e dy ndeshjeve eliminatore për Euro 2024 përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Sylvinho nuk do të ketë në dispozicion për këto dy ndeshje, për shkak të një dëmtimi, mbrojtësin Ivan Balliu.

Lojtari i Vallecano i është nënshtruar disa vizitave mjekësore në Spanjë ku ka rezultuar me një problem në tendinën e muskujve aduktor.

Lojtari pritet të nisë fazën e rikuperimit, teksa trajneri Silvinho ka thirrur mbrojtësin tjetër Naser Aliji për zëvendësimin e tij.

Futbollisti, i cili numëron 13 ndeshje me Kombëtaren, pritet t’i bashkohet ekipit në stërvitje për të nisur përgatitjet për dy sfidat zyrtare në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos