
Tjetër largim me peshë nga Teuta. Pas trajnerit Edi Martinit, durrsakët njoftuan edhe mbylljen e bashkëpunimit me kapitenin Sherif Kallaku.
Mesfushori u rikthye në Niko Dovana gjatë merkatos së janarit, pas aventurës te Tirana dhe shënoi 6 gola në 20 ndeshje.
Ai ishte një prej lojtarëve që e ndihmuan Teutën t’i largohej zonës së rënies nga kategoria, madje të luftonte deri në fund për një biletë në kupat e Europës.
Me këtë largim, bregdetarët konfirmojnë se do të riformatohen plotësisht për sezonin e ri. Ndërkohë, Kallaku do të vijojë karrierën në Rumani, ku pritet të zyrtarizohet në radhët e Sepsi-t. (A2 Televizion)