Messi “driblon” me një lëvizje Barçën dhe Ronaldon, vendos për të ardhmen

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 18:52 | Futboll
Messi “driblon” me një lëvizje Barçën dhe

Pavarësisht kërkesave nga Arabia Saudite, ku po vijon karrierën Ronaldo dhe atyre nga Barça për rikthim, Lionel Messi ka vendosur të luajë në Amerikë pjesën e mbetur të karrierës.

Argjentinasi, kampion i botës, ka vendosur t’i bashkohet Inter Miami në MLS edhe pse kontrata e re ende nuk është nënshkruar. Lajmi është konfirmuar nga mediat spanjolle.

Marca shkruan se Messi dhe familja e tij ishin tunduar për një rikthim në Barcelonë, madje babai i sulmuesit ka pasur edhe një bisedë me Joan Laporta-n. Ai i siguroi se mund ta transferonte në këtë merkato vere, por kjo do të kërkonte kohë, për shkak të problemeve financiare me të cilat Barcelona është duke u përballur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos