
Shpesh jeta na përball me vështirësi dhe sfida që me shumë forcë mund të kalohen! Fëmijët e Onkologjikut kaluan një ditë ndryshe në Kartodrom, aty ku shijuan një eksperiencë të veçantë me makinat e gokartit.
Fëmijë të moshave të ndryshme që me zor prisnin të ndjenin adrenalinën dhe emocionin që vetëm ky sport mund ta fal. Gëzimi në sytë e tyre ishte I madh. Edhe pse nuk i mbante vendi nga emocionet, ata nuk fshiheshin pas kamerës përkundrazi kërkonin të shprehnin aty të gjitha ndjesitë.
Për prindërit e fëmijëve këto aktivitete duhet të shtohen pasi vetëm në këtë mënyrë fëmijët e tyre ndryshojnë rutinën dhe harrojnë sadopak vështirësitë që ata kanë.
Piloti Gentian Shaqiri që përfaqëson dhe Shqipërinë në garat e Motorsportit tregoi si lindi kjo ide ndërsa theksoi se ky aktivitet nuk do të jetë i fundit.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i “Autoclub Albania” Eridon Lameborshi u shpreh se do të jenë gjithmonë një mbështetje për kauza të tilla.
Kryetari i shoqatës shqiptare të Kartingut, Armand Zaçe tregoi se çfarë përfitimesh mund të marrin fëmijët nga ky sport.
Në fund gjithçka përfundoi mes duartrokitjesh, brohoritjeve dhe urimeve për fituesit. Të gjithë u sollën si kampione të vërtetë duke treguar karakter dhe forcë në çdo sfidë që jeta i vë përballë. (A2 Televizion)