Messi e konfirmon me gojën e tij se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 21:41 | Futboll
Messi e konfirmon me gojën e tij se ku do të luajë sezonin e

Lionel Messi e ka konfirmuar përfundimisht me gojën e tij se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm futbollistik.

Në një intervistë për mediat katalanase, kampioni i botës me Argjentinën u shpreh se ka zgjedhur që të shkojë në SHBA dhe t’i bashkohet Inter Miamit.

Mes të tjerash, Messi konfirmon se ka pasur dhe oferta të tjera nga klube europiane, por nuk i kishte llogaritur fare pasi zemra e tij në Evropë, qëndron në Barcelonë.

“Kam vendosur që do të shkoj në Miami. Ende nuk është 100% e mbyllur, diçka mungon, por mirë, vendosëm të vazhdojmë rrugën atje. E vërteta është se kam pasur oferta nga një skuadër tjetër evropiane, por as që e kam vlerësuar sepse në Evropë ideja ime e vetme ishte të shkoja te Barcelona. Pasi fituam Kupën e Botës dhe nuk arrita të shkoja te Barça, ishte koha për të shkuar në MLS për të jetuar futbollin në një mënyrë tjetër dhe për të shijuar më shumë ditë. Natyrisht me të njëjtën përgjegjësi dhe dëshirë për të fituar dhe për t’i bërë gjërat gjithmonë më mirë”, u shpreh Messi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos