Nga Tirana në Pragë, dhunë para finales së Conference League

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 18:04 | Futboll

Po ashtu si një vit më parë në Tiranë, kur ultras të Feyenoord dhe të Romës krijuan trazira në kryeqytetin shqiptar, edhe në Pragë, aty ku do të luhet mbrëmjen e sotme finalja e Conference League mes Fiorentinës dhe West Ham, tifozët e të dyja skuadrave janë përleshur dhunshëm.

Përleshjet kanë nisur në një lokal dhe më pas janë përhapur edhe më tej. Të paktën 3 tifozë dhe një polic u plagosën.

Policia reagoi me një deklaratë më pas, duke bërë të ditur se ka arrestuar 16 persona deri tani, ndërsa situata duket se është qetësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos