Janë të paktën 31 viktimat e zyrtarizuara deri më tani nga shpërthimi i disa ditëve më parë të vullkanit Nyiragongo në Republikën Demokratike të Kongos, jo larg me kurimin me Ruandën, por shifra duket e përkohshme dhe pritet të rritet në mënyrë domethënëse orë pas ore.
Lava e vullkanit, i cilësuar si një nga më të rrezikshmit në botë për shkak të shpërthimeve të tij të forta, ka arritur deri në periferinë e qytetit Goma, duke mbuluar bashkë, me hirin që karakterizon çdo shpërthim të tillë, gjithçka që i ka kaluar përpara.
Janë të paktën 31 viktimat e zyrtarizuara deri më tani nga shpërthimi i disa ditëve më parë të vullkanit Nyiragongo në Republikën Demokratike të Kongos Shifra duket e përkohshme dhe pritet të rritet në mënyrë domethënëse orë pas ore Lava e vullkanit, i cilësuar si një nga më të rrezikshmit në botë, ka arritur deri në periferinë e qytetit Goma Sipas autoriteteve bëhet fjalë për 17 fshatra të përfshira, rreth 600 shtëpi të shkatërruara, bashkë me shkolla, institucione lokale dhe infrastrukturë Rreth 8 mijë persona kanë kaluar kufirin e afërt me Ruandën për të shmangur shpërthime të reja
Vullkani i lartë 3470 metra, ndodhet afër kufirit me Ruandën, në një zonë të njohur për shirat e bollshme dhe praninë e gorillave të malit, specie në zhdukje.Pamje nga vullkani Pamje nga vullkani
Sipas autoriteteve bëhet fjalë për 17 fshatra të përfshira, rreth 600 shtëpi të shkatërruara, bashkë me shkolla, institucione lokale dhe infrastrukturë primare si në rastin e tubacioneve të ujit, të dala jashtë funksionit.
Rreth 8 mijë persona kanë kaluar kufirin e afërt me Ruandën për të shmangur shpërthime të reja, po burimet lokale tregojnë për të gjithë popullsinë që tashmë nuk i beson më shtëpive të tyre dhe flenë jashtë, bashkë me sendet më të domosdoshme dhe të çmuara.
Vullkani i lartë 3470 metra, ndodhet afër kufirit me Ruandën, në një zonë të njohur për shirat e bollshme dhe praninë e gorillave të malit, specie në zhdukje. (A2 Televizion)