Dhuna barbare ndaj të miturit, Apeli rrëzon pretendimet e njerkut, lë në fuqi 12 vite burg

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 14:00 | Kronikë
Dhuna barbare ndaj të miturit, Apeli rrëzon pretendimet e njerkut,

Gjykata e Apelit Tiranë nuk e pranoi kërkesën e 35-vjeçarit Alfred Kazanxhi, për t’i prishur dënimin me 12 vjet burg për rrahjen brutale të djalit 3 vjeçar të bashkëjetueses së tij, duke i shkaktuar kocka të thyera dhe gjendje të rënduar shëndetësore. Kolegji Penal i Apelit i kryesuar nga Ilir Toska, vlerësoi se vendimi i Shkallës së Parë duhet të lihej në fuqi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, 35-vjeçari përfitoi uljen e një të tretës dhe dënimi përfundimtar që duhet të vuajë është 8 vite burg.

Ngjarja për të cilën u fajësua Kazanxhi është shënuar më prill të vitit 2020 në zonën e Kamzës. I mituri mbërriti në spital me tre brinjë të thyera dhe me shenja të reja e të vjetra dhune në trup. Policia u sinjalizua nga mjekët që konstatuan dëmtimet në trupin e fëmijës.

Pas arrestimit, 35-vjeçari mbajti qëndrim mohues për krimin, duke pretenduar se i mituri kishte rënë nga divani, ndërsa e ëma pretendoi se s’ishte në shtëpi kur kishte ndodhur ngjarja. Por nga ana tjetër, një nga mjekët që u kujdes për të miturin, rrëfeu se 3-vjeçari kishte treguar se e kishte rrahur e ëma me të atin.

Në përballjen në Apel, i pandehuri Kazanxhi kërkoi prishje të vendimit të parë dhe ndryshimin e akuzës ndaj tij nga “keqtrajtim i të miturit” në “braktisje të të miturit”, pretendim që nuk u pranua nga gjykata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos