Dhuna ndaj gazetarëve në Leposaviç, reagon Albin Kurti

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 22:05 | Kosova
Dhuna ndaj gazetarëve në Leposaviç, reagon Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në Facebook, reagoi për incidentet e sotme me gazetarët në Leposaviç.

Kurti ftoi “institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e sidomos gazetarëve”.

“Grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët. Policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës. Sot, në Komunën e Leposaviçit nga bandat kriminale janë sulmuar gazetarët që ishin të pranishëm gjatë përpjekjeve të disa individëve për të shkaktuar trazira e dhunë. Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaçi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët e tjerë, Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup. Në këmbë janë lënduar gazetaret Laura Kerolli e Qendresa Sinani, kurse në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu. Urojmë shërim të shpejtë për kameramanët dhe gazetarët. Ftojmë institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e sidomos gazetarëve”, shkruan Kurti në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos