Kurti takon Carpenter: E falenderova për thirrjet që ka bërë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga Serbia

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 19:02 | Kosova
Kurti takon Carpenter: E falenderova për thirrjet që ka bërë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Michael Carpenter, ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Teksa ka postuar foto nga takimi, kreu i qeverisë ka falenderuar SHBA-në për thirrjen që 3 policët e Kosovës të lirohen menjëherë dheë pas asnjë kusht,

Kurti vijon të këmbëngul që ata janë rrëmbyer nga Serbia, prandaj e ka cilësuar si shkelje e integritetit dhe sovranitetit territorial.

“Faleminderit Michael Carpenter për thirrjen e përsëritur për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte të 3 policëve të Kosovës të mbajtur ilegalisht nga Serbia. E theksova sërish se rrëmbimi i tyre ishte një akt agresioni dhe shkelje e integritetit dhe sovranitetit tonë territorial”, shkruan Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos