Dhuna në familje, ekspertët: Duhet të rehabilitohen edhe dhunuesit

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 15:05 | Sociale
Dhuna në familje, ekspertët: Duhet të rehabilitohen edhe

Dhuna në familje po vijon të sfidojë përpjekjet e ligjvënësve dhe masave më të ashpra të ndëshkimit. Në qarkun e Korçës, vetëm gjatë muajit gusht janë denoncuar në polici 20 raste të dhunës në familje, shifër kjo që vjen në rritje nga viti në vit.

Ekonomia e dobët, arsimi i ulët apo edhe problemet shëndetësore shikohen si shkaqet kryesore të këtij fenomeni. Ndërsa masat e ashpra ndëshkuese, si dhe urdhrat e mbrojtjes duket se nuk po japin efektin e dëshiruar për uljen e rasteve të dhunës në familje, në këto kushte ekspertë të fushës shprehen se ka ardhur koha që të punohet për rehabilitimin e dhunuesve dhe të mos shikohet vetëm ndëshkimi apo distancimi i tyre me familjet apo viktimën e kësaj dhune.

“Koha ka treguar që vetëm mbështetja e viktimave nuk ka mjaftuar për trajtimin e rasteve dhe si rrjedhojë është shtuar nevoja e trajtimit të dhunuesve. Nëse trajtohen me profesionistë të vërtetë, rastet do të menaxhohen më mirë. Gjykata e detyron dhunuesin të trajtohet dhe kjo është diçka shumë pozitive. Pasi Gjykata të bindet ai mund të kthehet në familje”, thotë Arbi Basho, ekspert i trajtimit të rasteve të dhunës.

Kjo metodë shpresohet të ulë numrin e rasteve të dhunës në familje dhe ajo që është më kryesorja të minimizojë rastet fatale që prodhon kjo dhunë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/09/dhuna-ne-familje-14-denoncime-cdo-dite-ne-polici-nga-janari-u-regjistruan-763-raste/
https://a2news.com/2022/11/30/dhuna-ne-familje-dyfishohen-referimet-ne-prokurorine-e-durresit/
https://a2news.com/video/dhuna-ne-familje-tushi-standardet-europiane-nuk-perputhen-me-realitetin-shqiptar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos