Dhunohet për vdekje një 47-vjeçare në Malësinë e Madhe

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 14:54 | Kronikë
Dhunohet për vdekje një 47-vjeçare në Malësinë e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ku një 47-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.

Sikurse njofton policia, nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Ndërkohë, burime për A2 CNN bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur para 2-3 ditësh.

Sipas burimeve, e ndjera është prerë në fyt ndërsa mbrëmë e kanë çuar në morgun e Shkodrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos