Dhunoi dhe kërcënoi me çifte bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 15:45 | Kronikë
Dhunoi dhe kërcënoi me çifte bashkëshorten, arrestohet

Një 35-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga Policia e qytetit, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar me armë bashkëshorten e tij.

Në pranga përfundoi K.K., 35 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”. Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja B. K., 32 vjeçe, ka telefonuar në sallën e komandimit të DVP Shkodër, se bashkëshorti i saj po ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kishte kanosur me armë gjahu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vlerësuar situatën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti dhe duke arrestuar në flagrancë bashkëshortin e shtetases B. K.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole, me të cilën 35-vjeçari kishte kanosur bashkëshorten, si dhe një sasi fishekësh arme gjahu. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos