Dhunoi dy vajza të tjera pa motiv, në pranga Denisi “i tmerrshëm”

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 10:30 | Kronikë
Dhunoi dy vajza të tjera pa motiv, në pranga Denisi “i

Ka rënë sërish në prangat e policisë, 30-vjeçari Denis T. i cili ishte kthyer në tmerrin e vajzave që kalonin rrugën “Myslym Shyri”.

Kësaj here, 30-vjeçari, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka sulmuar sërish pa asnjë motiv aktivistet A. R., 26 vjeçe dhe M. R., 29, të cilat i ka goditur me grushte.

Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Denis T., ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij.

Kjo nuk është hera e parë që i riu arrestohet për të njëjtën vepër të dhunshme, ku objektiv i tij janë femrat që kalojnë në zonën ku ai banon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos