Godet makinën e policisë dhe plagos një efektiv, arrestime të tjera në kuadër të “Restart”

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 10:47 | Kronikë
Godet makinën e policisë dhe plagos një efektiv, arrestime

Policia e Korçës ka njoftuar finalizimin e fazës së pestë të operacionit policor të koduar "Restart", që ka nisur katër muaj më parë. Janë arrestuar edhe dy shtetas dhe janë sekuestruar 51,5 kilogramë të tjera kanabis.

Në pranga kanë rënë 33-vjeçari Dëfrim Bardhushi dhe 30-vjeçari Elvis Venxha.

Me këto dy arrestime ka shkuar në 12 numri i të ndaluarve dhe në 373,5 kilogramë kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni.

Njëri nga të arrestuarit ka dashur të largohet dhe ka përplasur mjetin e policisë. Si pasojë, ka mbetur i lënduar lehtë një prej punonjësve të policisë.

Mësohet se operacioni vijon, po ashtu ka edhe kontrolle të shtuara në Korçë, ndërsa priten të tjerë të arrestuar në orët në vijim nga Policia e Korçës.

Operacioni “Restart” prej muajsh po zhvillohet në qarkun juglindor, me fokus lëndët narkotike dhe transportin e tyre brenda dhe jashtë vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos