I dënuar në të njëjtin proces me Saimir Tahirin, Jaeld Çela lirohet para kohe

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 19:20 | Kronikë
I dënuar në të njëjtin proces me Saimir Tahirin, Jaeld

Gjykata e Fierit liron nga burgu Jaeld Çelën, ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës, i dënuar në të njëjtin proces me Saimir Tahirin.

Çela u lirua para kohe me kusht, kur kishte për të vuajtur edhe 7 muaj burg.

Ish-zyrtari i policisë ishte fajësuar për "shpërdorim të detyrës" dhe dënuar me 3 vjet e 4 muaj. Ai qëndroi në arrati për më shumë se dy vjet, para se të vetëdorëzohej, teksa procesi gjyqësor ndaj tij kishte nisur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos