Dhunuan në gjendje të dehur dy infermierë, pranga 4 personave në Korçë

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 20:14 | Kronikë
Dhunuan në gjendje të dehur dy infermierë, pranga 4 personave

Policia e Korçës ka vënë në pranga 4 persona pasi gjatë ditës së sotme kanë dhunuar me grushte e sende të forta dy infermierë që po kryenin detyrën e tyre në spitalin rajonal të qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, të arrestuarit, në gjendje të dehur, çuan një person për ndihmë në spital dhe aty u konfliktuan me infermierët duke i dhunuar ata.

Në fund të veprimeve u vunë në pranga shtetasi E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës" kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos