Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën paraditen e së shtunës në rrugën që të çon në Gjirin e Lalzit.
Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Opel Astra” dhe një “Audi.
Njëra nga automjetet përfundoi e përmbysur në kanal, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)