
Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Serie A, Napoli-Atalanta, është mbyllur në barazim 2-2.
Takimi ishte thuajse i barabartë, me Napolin që kaloi dy herë radhazi në avantazh. Fillimisht ishte mbrojtësi Maksimovic që kaloi në avantazh skuadrën e Anchelotti-t, ndërsa shënoi golin e dytë për ta e shënoi Milik.
Për Atalantën shënuan Freuler në pjesën e parë dhe Ilicic 4 minuta nga fundi. Goli i sllovenit ishte ai që shkaktoi polemika në këtë ndeshje pasi pak para tij Napoli kërkoi 11-metërsh, por arbitri nuk ishte I këtij mendimi pas një kontakti në zonën e Atalanta-s.
Pas këtij barazimi, Atalanta ruan vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Napoli është një vend më poshtë me 3 pikë më pak. (A2 Televizion)