
Mes Shteteve të Bashkuara dhe BE, tani ekziston një bashkëpunim më I mirë për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e tha, shefi I politikës së jashtme të BE, Josef Borrel, pas bisedës së zhvilluar me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken lidhur me çështjen.
“Pala amerikane nuk po përpiqet më për t’u fuqizuar në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Ky bashkëpunim i ngushtë do ta ndihmojë dialogun.”, tha Borrel.
Borrell kryesoi të hënën një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku i informoi të pranishmit për rundin e fundit të bisedimeve mes Prishtinë dhe Beogradit, I mbajtur në 15 qershor.
Takimi përballi për herë të parë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Pa hyrë në detaje, Borrell u tha gazetarëve se ai u ka paraqitur ministrave një raport për rrjedhën e bisedimeve, si dhe i ka informuar ata mbi qëllimin për të mbajtur një tjetër takim të kësaj natyre përpara fillimit të pushimeve verore. Gjatë takimit të parë, Kurti dhe Vuçiç ranë dakord vetëm për nevojën e vazhdimit të dialogut. (A2 Televizion)