Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell informon ministrat e BE pas vizitës së Lajçak në rajon

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 15:14 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell informon ministrat e BE pas vizitës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell do të informojë sot ministrat e Jashtëm të BE-së mbi ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimet që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Mirolslav Lajçak ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.

Këtë e konfirmoi të hënën zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano. Ai nuk preferoi të fliste rreth takimeve në Kosovë dhe Serbi, duke thënë se i dërguari i posaçëm ishte prononcuar vetë pas bisedimeve me liderët atje.  

“Përfaqësuesi i lartë Borrell do t'i njoftojë sot ministrat për rezultatet e takimeve dhe për hapat e ardhshëm në procesin e dialolgut“, ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke paralajmëruar se gjatë ditës Borrell do të bëjë të ditur më shumë hollësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos