Dialogu në Bruksel, Lajçak: Bisedime të vështira për pronën e përbashkët

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 18:36 | Kosova
Dialogu në Bruksel, Lajçak: Bisedime të vështira për

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nuk diskutuan çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në Bruksel. Konfirmimi erdhi nga i emëruari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Me anë të një statusi në Twitter, zyrtari bën me dije se bisedimet mes shefit negociator të Kosovës, Skënder Hyseni dhe atij të Serbisë, Marko Gjuriç, u përqendruan në pretendimet financiare dhe pronën e përbashkët.

“Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes. Bisedimet do të vazhdojnë”, shkruan Lajçak. Ndërkohë, për këtë raund bisedimesh ndërhyri dhe zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano.

Ai nënvizoi se Prishtina është e obliguar të implementojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe që është nënshkruar në vitin 2013 në Bruksel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos