Dialogu Prishtinë-Beograd, KE: Kosova t'i zgjedhë vetë përfaqësuesit e saj

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 17:28 | Kosova
Dialogu Prishtinë-Beograd, KE: Kosova t'i zgjedhë vetë

Komisioni europian mbetet shumë i përkushtuar për ndërmjetësimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Por zëdhënësi Peter Stano tha gjatë një konference për shtyp se i takonte Kosovës të vendose se kush mund t’i përfaqësojë më mirë interesat e saj, pasi Prokurori Special akuzoi presidentin Hashim Thaçi për krime lufte e kundër njerëzimit.

“BE është shumë i përkushtuar të vazhdojë me ndërmjetësimin e dialogut me Prishtinës dhe Beogradit, por ne nuk jemi ata që diktojnë bashkëbiseduesit. Kosova dhe autoritetet e saj duhet të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë më mirë interesat e tyre”, tha Peter Stano.  

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos