Dibër, arrest me burg për vëllain vrasës

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 16:57 | Kronikë
Dibër, arrest me burg për vëllain vrasës

26-vjeçari Florian Tonuzi, i cili më 29 prill vrau me mjet prerës vëllain e tij të vogël, Benard Tonuzin, ka dalë këtë të hënë para gjykatës, e cila ka vendosur arrest me burg.

Mësohet se e vetmja mbrojtje e tij ka qenë deklarata se nuk mbante mend asgjë se si kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

Mbrëmjen e 29 Prillit vëllezërit Tonuzi po ktheheshin në banesë pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit, kur Floriani goditi me mjet prerës thikë vëllain e tij të vogël, i cili edhe pse u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Florian Tonuzi u arrestua një ditë më pas nga policia, teksa i ishte afruar banesës së tij para se i vëllai Benardi të përcillej për në banesën e fundit.

Me gjithë tentativën për tu larguar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin ku ishte fshehur në një kanal në fshatin Kurbeg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos